Haiti përgatitet për zgjedhje

27/11/2010 18:00

Haiti përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale këtë të dielë, pavarësisht raportimeve për akte dhune gjatë fushatës së një kandidati.

Kandidati, ish-këngëtari, Michel Martelly në një deklaratë për mediat shprehet se ndaj tij ka patur një tentativë vrasjeje në qytetin jugor të vendit, Aux Cayes.

Haitianët do t’u drejtohen kutive të votimit në fundin e një viti që la pas një tërmet shkatërrimtar, epideminë e kolerës që vazhdon të kërcënojë jetët e mijëra personave dhe të mungesës së stabilitetit në qeverisje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA