Greqi, rrezikon të mbytet anija shqiptare
27/11/2010 11:45
Një anije shqiptare rrezikon të mbytet në pjesën jugore të Peleponezit në Greqi.
Roja bregdetare greke dha alarmin se anija me flamur shqiptar “Geri II” ndodhej në vështirësi, pasi motorët e saj kanë dalë jashtë përdorimit.
Grupet e shpëtimit janë nisur drejt anijes shqiptare, të ngarkuar me lëndë drusore në Mal të Zi, me destinacion Egjiptin.
Sipas informacioneve të fundit deti në atë zonë është me forcë 6 ballë, ndërsa brenda anijes ndodhen 10 marinarë shqiptarë.
Top Channel