Elbasan, shkrumbohet shtëpia

27/11/2010 16:50

Një zjarr i papritur ka shkrumbuar një banesë, duke rrezikuar seriozisht jetën e 6 personave dhe i ka lënë ata  në qiell të hapur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 9, në fshatin Qarret të komunës Labinot-Mal të rrethit të Elbasanit.
Shkak për këtë është bërë shkëndija elektrike nga luhatjet e tensionit. Gjatë momentit të zjarrit, familjarët kanë qenë teë strehuar në banesë dhe nuk e kuptuan që shtëpia e tyre po digjej. Kanë qenë komshinjtë ata që i lajmëruan në kohë dhe nxorrën familjarët jashtë shtëpisë që ishte përfshirë nga flakët, duke shmangur kështu një tragjedi.
Flakët kanë shkrumbuar të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe monetare. Në banese ishte grumbulluar i gjithë dridhi vjetor dhe një shumë parash prej 150 mijë lekë të reja, duke e bërë të pamundur shuarjen e zjarrit, ndonëse atë kohë binte shi.
Aktualisht familja e prekur nga fatkeqësia natyrore është strehuar në banesën e komshinjve, por hapësira e vogël e bën të vështirë jetesën. Të prekurit kërkojnë ndihmë nga shteti dhe nga ndonjë donator pasi tani nuk u ka mbetur asgjë për të jetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA