Elbasan, gjendet makina e taksistit të zhdukur

27/11/2010 11:05

Policia konfirmon gjetjen e automjetit të taksistit të zhdukur prej gjashtë ditësh.

Sipas informacioneve të fundit makina, e cila u gjet me targa të ndryshuara ishte hedhur në përroin e Kushes në Elbasan. Makina i përkiste taksistit dhe ky fakt u vërtetua edhe nga familjarët e tij.

Ndërkohë ende nuk ka njoftim për fatin e taksistit nga Devolli, Fredi Talelli.

Top Channel