Brazil, në ditën e 6 operacioni kundër narkotrafikantëve
27/11/2010 16:05
Në ditën e gjashtë të gjuetisë ndaj narkotrafikantëve, ka shkuar në 34 numri i viktimave në Rio de Janeiro në Brazil.
Sipas autoriteteve vendase, rreth 600 policë dhe 800 ushtarë po mbajnë të rrethuar kompleksin e Morro do Alemao, ku strehohen rreth 200 narkotrafikantë.
Autoritetet saktësojnë se nuk parashikohet një ndërhyrje me forcë, por një rrethim që pengon arratisjen e narkotrafikantëve për t’i detyruar ata të dorëzohen.
Brazili pas marrjes së konfirmimit për zhvillimin e kampionatit botëror në vitin 2014 dhe të Olimpiadës në 2016, ka ashpërsuar luftën ndaj bandave të narkotrafikut.
Top Channel