Afganistan, atentatorët vrasin 12 policë

27/11/2010 12:55

Dy atentate vetëvrasëse janë kryer sot në provincën e Paktikës, në Afganistan, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 12 agjentë policie.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave shënjestër e atentatorëve ka qenë pikërisht selia e policisë.

Ndërsa një zëdhënës i talebanëve ka deklaruar se sulmi u krye nga luftatarët e tij, të cilët plagosën edhe 13 oficerë të tjerë.

Provinca e Paktikës, që ndodhet në kufi me Pakistanin, ka qenë objektiv i sulmeve të shumta nga rebelët.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se, ndërsa forcat e NATO-s janë përqendruar në Helmand e Kandahar, zona të tjera të Afganistanit janë kthyer në territore të dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA