Zgjedhjet, KQZ miraton strukturën shtesë

26/11/2010 08:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje strukturën e personelit shtesë të KQZ-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011.

Për zgjedhjet e ardhshme është menduar që informacioni të mblidhet me mesazh zanor nëpërmjet telefonit celular, jo direkt nga KQV-ja në KQZ, por fillimisht nga KQV-ja në KZAZ dhe nga kjo e fundit, vetëm shuma për ZAZ-në përkatëse, të kalojë po nëpërmjet mesazhit zanor në Qendrën e Informacionit në KQZ.

Kostoja për pajisjen me karta telefoni parashikohet të jetë rreth 90 mijë euro sipas dy varianteve të dhëna nga KQZ-ja.

KZAZ-të do të kenë të parapërgatitur një tabelë në kompjuter ku do të jenë të shënuara për çdo QV numri i zgjedhësve në listë.

Sekretarët e KZAZ-ve do të shënojnë vetëm numrin e pjesëmarrësve për çdo QV në kolonën që i takon orës përkatëse.

Është menduar që të merret edhe informacion për numrin e femrave pjesëmarrëse në çdo orë të informimit.

Në Qendrën e Informacionit të KQZ-së janë tre poste telefonie që funksionojnë me numrin pa pagesë për klientin 0800 0813.

Kjo Qendër fillon funksionim tre muaj para ditës së zgjedhjeve me dy turne dhe shërben kryesisht për marrjen e thirrjeve nga KZAZ-të, zyrat rajonale të KQZ-së dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta