Zelandë e Re, tjetër shpërthim në Pike River

26/11/2010 13:00

Një shpërthim i tretë është regjistruar në minierën e Pike River, në ishullin në jug të Zelandës së Re, ku kanë humbur jetën 29 minatorë.

Shpërthimi ndodhi në 15:30 me orën lokale, në 05:30 me orën tonë dhe zgjati 23 sekonda, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Dy ditë më parë një shpërthim i dytë i dhunshëm u regjistrua në minierë, 5 ditë pas shpërthimit të parë që bllokoi nën tokë minatorët.

Ka qenë pikërisht shpërthimi i dytë që vonoi operacionet e shpëtimit dhe u dha fund shpresave se 29 minatorët mund të ishin të gjallë.

Top Channel