Wikileaks, SHBA paralajmëron qeverinë italiane

26/11/2010 19:20

Ambasada amerikane në Romë ka lajmëruar qeverinë italiane për një publikim të mundshëm të dokumenteve të rezervuara të Departamentit amerikan të Shtetit që duhet të shpërndahen nga Wikileaks.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga ambasada.

Ndërkohë ministri i Jashtëm italian Franco Frattini ka folur për çështje delikate që përfaqësojnë strategji direkte për të goditur imazhin e Italisë në skenën ndërkombëtare.

Top Channel