SHBA-Meksikë, zbulohet tjetër tunel droge

26/11/2010 22:35

Policia kufitare e Shteteve të Bashkuara zbuloi një tunel që lidhte qytetin e Tihuanës në Meksikë me Kaliforninë në SHBA.

Tuneli përdorej prej bandave të narkotrafikut për të kaluar lëndën narkotike në tokën amerikane dhe ndodhej vetëm pak metra në distancë nga tuneli i zbuluar në fillim të këtij muaji.

Por ndryshe nga tuneli i parë, tuneli në fjalë është mjaft i sofistikuar, i gjatë rreth 800 metra, me ndriçim, shina për transport dhe sistem ajrosjeje.

Policia kufitare amerikane njoftoi se dhjetra persona u prangosën dhe se një sasi e konsiderueshme marihuane u konfiskua.

Top Channel