Beogradi zyrtar ka përcaktuar platformën për dialogun me Prishtinën, e cila bazohet tek rezolutat parlamentare për Kosovën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat iu referohen burimeve pranë qeverisë serbe.

“Qeveria serbe ka hartuar platformën për dialog me përfaqësuesit e Prishtinës, e cila bazohet tek rezolutat parlamentare të miratuara për Kosovën”, shkruan e përditshmja “Danas”.

Por gazeta nuk ka publikuar detaje të kësaj platforme, pasi autoritetet vlerësojnë se, “paraqitja e tyre do të thotë të hedhësh kartat mbi tryezë para se të ketë filluar ndeshja”.

“Një gjë e tillë nuk do të ishte aspak e dobishme për ne”, ka deklaruar sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic.

Top Channel