Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Policia në Rio de Zhaneiro ka marrë nën kontroll të plotë lagjen problematike Vila Kruzeiron, e njohur ndryshe si “qyteza e barrakave”.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave operacioni i forcave të sigurisë për të frenuar dhunën e bandave të drogës po vazhdon.
Forcat e sigurisë hynë me autoblinda, të cilat transportonin policë të armatosur, në Vila Kruzeiro, që ndodhet në veri të qytetit.
Ofensiva vjen pas 5 ditësh përleshje mes narkotrafikantëve dhe forcave të rendit, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 30 personave.
Për t’iu kundërpërgjigjur policisë, trafikantët kishin ngritur barrikada, kishin djegur automjete dhe qëlluar me armë zjarri.
Autoritetet braziliane kanë deklaruar se lordët e narkotrafikut janë strehuar në Vila Kruzeiro pasi ishin përzënë nga lagje të tjera analoge.
Top Channel