
Kryetari i Partise Socialiste e quajti buxhetin e miratuar një natë më parë në kuvend si treguesin më të qartë të krizës dhe mashtrimeve që shoqërojnë mënyrën e qeverisjes së kabinetit aktual. (UPDATE)
Sipas liderit te opozites ky buxhet i perngjan nje piramide te ngritur mbi nevojat e nje pushteti qe nuk funksionon. Per zotin Rama ky buxhet rikonfirmon vetem nje qellim te caktuar te qeverise aktuale.
“Rikonfirmohet vullneti për të rritur cmimin e jetës së qytetarëve, duke premtuar rritje rrogash dhe pensionesh duke i lënë përditë rrugëve përballë cmimeve që rriten shumë më tepër”, tha Rama.
Kryetari i Partise Socialiste nuk la pa permendur edhe ate qe e quajti abuzim i paprecedent me fondet publike , te cilat sipas tij kane hedhur rrenjet edhe ne boten mediatike.
“Ky eshte nje problem serioz i rende, qe duke mos u zgjidhur vazhdon te shtremberoje teresisht tregun mediatik, vazhdon te mbylle rrugen e konkurences se lirë dhe vazhdon te privilegjoje operatoret qe bejne me zell altoparlantin e qeverise dhe kryeministrit”, tha Rama.
Mocioni me debat dhe rezoluta kane nje tjeter pike ne te cilen eshte ndalur kreu i PS-së duke kerkuar qe mazhoranca te mos e humbë kete shans te rendesishem te dhene nga opozita.
“Eshtë koha që oferta jone te merret seriozisht te pranohet qe transparenca te nise qe bashke me te te nise dhe puna per nje kuader zgjedhor qe do te mundesoje zgjedhje te standarteve nderkombetare”, tha Rama.
Top Channel