Rama: Berisha, dhunë verbale të orkestruar

26/11/2010 13:55

Kryetari socialist Edi Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se bën dhe rizhbën buxhete të mbështetura në manipulime shifrash dhe premtimesh.

Sipas Ramës, kryeministri vijon dhunën verbale të orkestruar në parlament, që është sipas kreut socialist edhe një prej shkaqeve të refuzimit që Evropa i bëri Shqipërisë.

“Ky pushtet moral dhe politik rri mbi kutitë e mbyllura. Kjo qeveri, 24 orë në 24 sulmon me zell opozitën, ndërkohë qe ekonomia familjare e njerëzve të zakonshëm do të vazhdojë të përkeqësohet dhe të mbetet peng i interesave të oborrit të pushtetit dhe jashtë kuadrit të një konkurence me standarte që garanton pjesëmarrjen e lirë”, tha Rama.

Top Channel