PS nis sot “fushatën” e protestave

26/11/2010 08:15

Siç ishte paralajmëruar pak kohë më parë, PS, partitë aleate apo mbështetëse të saj kanë zgjedhur Elbasanin për të nisur protestat e radhës.

Është kreu i degës së PS-së për qytetin e Elbasanit, Astrit Halili, ai që konfirmon protestën e sotme në këtë qytet, si dhe orarin e zhvillimit të saj.

“Po, sot, në orën 17:00 të pasdites, në sheshin mes godinave të bashkisë dhe prefekturës, PS dhe aleatët e saj, nisin fushatën e re të protestave për transparencën zgjedhore dhe për këtë qëllim është siguruar edhe leje e posaçme nga organet kompetente”, deklaroi Halili dje në mesditë.

Sipas tij, ftesa për të marrë pjesë në këtë protestë paqësore dhe brenda kornizës demokratike, janë shpërndarë në të gjithë territorin e këtij qarku dhe është zgjedhje e secilit qytetar për të marrë pjesë.

“Unë besoj se Elbasani, si gjithmonë, do të krijojë pjesëmarrje masive në këtë tubim dhe së pari qytetarët do të protestojnë për të drejtën e votës, që u është përçudnuar nga ata që janë në qeverisje sot dhe në të njëjtën kohë do tregojnë edhe mbështetjen për PS, të majtën dhe aleatët e saj”, ka shtuar Halili.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar për gazetën “Shqip” edhe përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela, i cili deklaroi nisjen e lëvizjeve të rrugës.

“Protesta është sot në Elbasan sikurse është paralajmëruar edhe më parë. Ajo ka synim largimin e Sali Berishës, i cili ka dëshmuar se është hajdut. Ka vjedhur dy palë zgjedhje në Shqipëri”, tha Ngjela.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta