Parlamenti “harron” buxhetin

26/11/2010 02:25

Vazhdon ende seanca e parlamentare e përcaktuar për diskutimin e buxhetit të vitit 2011.

Por si duket lodhja nga tejzgjatja e seancës, ligjevënësit shqiptarë në këtë orë nuk po diskutojnë për atë për të cilën ishin thërritur, pra për projekt-buxhetin, por situata ka precipituar në akuza dhe kundërakuza ndërmjet të dyja palëve.

Kanë replikuar ashpër mes tyre deputeti socialist Taulant Balla, fillimisht me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli e më pas me kryeministrin Berisha.

“Berisha eshte pengesa e fundit komuniste ne rrugen europiane te Shqiperise. Sot themi me pergjegjesi se asgje nuk do na ndale pa bere transparencen e babezise se panderprere te Sali Berishes. Pas 3 ditesh eshte festa kombetare, por ambasadat tona nuk do te organizojne festime sepse me urdher te Berishes do te shkojne ne xhepat e Ciljetes, Zajmines e kengetareve te tjere”, u shpreh Balla.

Pas fjalës së deputetit Balla seanca ka degjeneruar me akuza dhe kundërakuza mes deputetit Balla nga njëra anë, kryetares Topalli, Ministri Basha dhe kryeministrit Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta