Orleans, arrestohet pengmarrësi

26/11/2010 20:45

Është arrestuar personi me të meta mendore që sot ka hyrë me pushkë në një ndërtesë administrative në Orleans, duke mbajtur peng një punonjës.

Pengmarrësi, një ish hidraulik, 60 vjeç, është arrestuar nga policët pa dhunë, ndërsa pengu i tij është në gjendje të mirë.

“Është një tip i dëshpëruar. Tha se donte të hakmerrej me botën politike që e urren”, bën të ditur një dëshmitar në vendngjarje.

Top Channel