Obama, 12 të qepura në buzë

26/11/2010 21:40

Presidenti Barack Obama ka pësuar një ndërhyrje me 12 të qepura në buzë pasi është goditur aksidentalisht gjatë një ndeshjeje basketbolli në Fort McNair me një grup miqsh dhe familjarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhe që ka saktësuar se presidenti është goditur me bërryl nga një kundërshtar.

Ndërhyrja e vogël kirurgjikale është bërë në infermierinë që gjendet në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti është parë më pas në një dritareje duke mbajtur një qese me akull në fytyrë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel