Mbrojtja e grave nga dhuna

26/11/2010 20:20

Këshillimi i grave të dhunuara dhe mbrojtja e tyre ndaj dhunës duket se po futet në rrugën e duhur.

Shoqëria civile në bashkëpunim me organizata të ndryshme jo qeveritare dhe njësinë e mbrojtjes së gruas nga dhuna, në drejtorinë e policisë, në kryeqyet bashkëpunojnë ngushtë me njera-tjetrën duke siguruar për këto gra si konsulencë efikase, por tek e fundit edhe mbrojtjen e tyre.

Iris Luarasai drejtuese e qendrës “Linja për këshillimin e grave dhe vajzave”, së bashku me shoqata të tjera që mbrojnë gruan vlerësojnë rolin e policisë.

“Në momentin që një viktimë vjen tek ne, edhe pse ajo strehohet, mund të marrë asistencë ligjore falas dhe gjendet një vend punësimi, gjithmonë ndihet shumë më e mbrojtur në momentin që ka mbështetjen e policisë”, tha Luarasi.

Këtë bashkëpunim e ka vlerësuar edhe zëvendësministrja e Punës dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra e cila vlerësoi arritjet e deritanishme.

“Të mbrosh gratë nga dhuna, do të thotë që të mbrosh të drejtat universale njerëzore dhe të mbrosh jetën e njeriut. Aktiviteti i sotëm është i rëndësishëm edhe për një arsye tjetër, për të treguar se tashmë ka filluar të funksionojë realisht në praktikë sistemi i referimit të rasteve të dhunës”, theksoi Kodra.

Vetëm gjatë vitit 2010 janë shënuar 900 denoncime të reja nga gratë e dhunara dhe 290 prej tyre janë shënuar vetëm në Tiranë.

Në drejtorinë e policisë së Tiranës janë vlerësuar me çertifikatë për kontributin e dhënë në mbërritjen e grave të dhunuara tre specialiste të sektorit që funksionon për këtë qëllim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA