
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë vazhdojnë diskutimet në seancën maratonë të diskutimit të projekt-buxhetit të vitit 2011.
Mazhoranca mbron buxhetin duke e cilësuar atë si më të madhin në historinë e Shqipërisë, ndërkohë që deputetët e opozitës u shprehen se buxheti nuk garanton rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe se janë lënë pas dorë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe shëndetësia.
Në fjalën e saj deputetja e Korçës, Olta Xhaçka tha se pavarësisht se një numër i madh personash në rrethin e Korçës, merren me bujqësi, ky sektor mbetet në një gjendje të mjeruar dhe i pambrojtur nga shteti. Xhaçka tha se në buxhetin e 2011-ës sërish nuk parashikohet asnë investim në bujqësi duke e lënë edhe për vitin e ardhshëm fermerët pa treg shitjeje dhe nën kërcënimin përmbytjeve.
Pas orës 00:00, jashtë diskutimit për buxhetin 2011, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli mori 2 buqeta me lule me rastin e 47 vjetorit të lindjes së saj.
Top Channel