
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi debatoi me Ministrin e Financave Ridvan Bode në lidhje me fondet për bashkinë e Tiranës dhe ndarjen e taksve mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
Ruçi në fjalën e tij u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk ka mbi 4 mijë, punonjës, ashtu sikundër deklaron kryeministri Berisha, por ka vetëm 2767 punonjës në bordero. Më tej kreu i grupit parlamentar socialist tha se pushteti qendror ka ndërhyrë disa herë në taksat e pushtetit vendor, duke vështirësiar gjendjen financiare të këtij pushteti.
Menjëherë pas deputetit Ruçi reagoi Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili u shpreh se të ardhurat për pushtetin vendor kanë qenë të mjaftueshme dhe se mbledhja e taksave në Bashkinë e Tiranës bëhet në mënyrë selektive.
Top Channel