Kuvend, miratohet buxheti për 2011-ën

26/11/2010 04:20

Pas senacës maratonë prej më shumë se 17 orësh, parlamenti miratoi me 74 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, projekt-buxhetin për vitin 2011.

Buxheti i vitit të ardshëm u miratua vetëm nga votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.

Në total prezentë në sallën e Kuvendit ishin 132 deputetë, por deputetët socialistë nuk morën pjesë në votim.

Votimi ka ardhur pas debateve të ashpra mes kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Erjon Braçe i cili mbajti edhe fjalën në emër të grupit parlamentar socialist. Ndërkohë në emër të mazhorancës mbrojti buxhetin e 2011, Ministri i Financave, Ridvan Bode.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta