Gjermani, patenta që nga 17 vjeç

26/11/2010 22:20

Përvoja pozitive në Austri dhe Zvicër duket se ka bindur autoritetet gjermane që të ulin në 17 vjeç moshën e marrjes së lejes së drejtimit të një automjeti.

Në bazë të një ligji të miratuar ditën e sotme nga Bundesrati në Berlin, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të rinjtë gjermanë nga 17 vjeç mund të drejtojnë një automjet. Por ligji kushtëzon se për dy vitet e para drejtuesi 17 vjeçar duhet të shoqërohet gjithmonë nga një person tjetër i moshës madhore.

Për Ministrinë e Transporteve gjermane masa e ndërmarrë synon uljen e numri të aksidenteve të shkaktuara nga drejtuesit e rinj të mjeteve.

Top Channel