Financimi i Universiteteve private

26/11/2010 15:50

Senati i Universitetetit publik te Tiranes ka kerkuar qe skema e financimit e propozuar nga qeveria te rishikohet, pasi ajo ka ne qender te saj sistemin privat dhe jo publik te universitetit.

Ne vendimin e ketij Senati  kerkohet  qe te te rishikohen aktet nenligjore te ligjit te arsimit te larte te cilat cenojne autonomine e universiteteve.

“Qendrimi jone eshte qe ligji e garanton autonomine universitare, qofte ne pikepamjen akademike dhe atë financiare, por këto të dyja shkelen në shumë raste nga aktet nënligjore të paligjshme që miratohen nga Ministria e Arsimit”, tha Ervin Demo, nga Departamenti i Komunikimit në Rektorat.

Senati akademik ka theksuar se skema e financimit e pergatitur nga qeveria bie ndesh me modelet e financimit te Europes Perendimore, por edhe penalizon nje numer te larte te rinjsh, qe studiojne ne sistemin publik.

“Nje nga ceshtje qe ne kemi ngritur ështe se kjo eshte nje skeme perjashtuese. Ministria e Arsimit do te marre buxhetin dhe do ta pjesetoje ate me nje numer te caktuar studentesh. Pjesa tjetër që mbetet e zbuluar është e detyruar që ta suportoje gjithe koston e edukimit vete”, shtoi Demo.

Sipas rektoratit te Tiranes buxheti i arsimit eshte shume larg objektivave te percaktuara nga qeveria dhe nuk permbush te gjitha kerkesat e arsmit te larte ne vend.

Top Channel