FIFA, 500 mijë euro gjobë për Ari Han

26/11/2010 12:35

Ari Han, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, që tashmë drejton skuadrën e Tianjin Tedan në Kinë, është gjobitur me shifrën e 500 mijë eurove (670 mijë dollarë amerikanë) nga FIFA.

Vendimi i Federatës Botërore të Futbollit lidhet me prishjen e njëanshme të kontratës nga ana e teknikut holandez, në periudhën kur ai drejtonte Kamerunin.

Çështja ishte hapur që prej vitit 2007. “(Han) është cilësuar fajtor për prishjen e kontratës që kishte nënshkruar me Federatën Kamerunase dhe urdhërohet të paguajë dëmshpërblimin”, theksonte FIFA në një deklaratë zyrtare.

62-vjeçari pritet që ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Han braktisi përfaqësuesen e “luanëve” vetëm gjashtë muaj pasi mori detyrën në gusht 2006, ndërsa është akuzuar nga federata se nuk jetonte në Kamerun dhe nuk kishte përpiluar asnjë plan vjeçar të punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA