Festat kombëtare, pritje e ambasadës shqiptare në Romë

26/11/2010 16:00

Siç është bërë tanimë traditë, me afrimin e festave të nëntorit, ambasada shqiptare në Romë dha një pritje zyrtare për trupin diplomatik dhe për përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali.

Artiste, biznesmenë, ushtarake e profesore, te gjithe se bashku uruan per festat kombetare ne kete takim qe kthehet ne nje çast dialogu e njohjeje. Ambasadori shqiptar ne Romë Llesh Kola, shpjegoi se kete vit ka me shume arsye per te festuar.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë, kemi komunitetin e mirëintegruar shqiptar në Itali dhe një arsye me shumë është lëvizja e lirë. E kemi fituar lëvizjen e lirë, por kemi ende edhe shumë punë për të bërë drejt stacionit të  fundit,që është integrimi në Bashkimin Evropian”, tha Kola.

Ne te gjithe Italine po organizohen e jane ne program aktivitete nga me te ndryshmet, qe nga prezantimet e librave, shfaqja e filmave, hapja e ekspozitave apo thjesht takime per te ngrene nje darke me gatime shqiptare. Angazhim shume i madh i shoqatave kete vit, kryesisht ne veri te vendit ku numri i shqiptareve eshte me i madh.

Top Channel