
Fillon protesta e opozitës në Elbasan e cila hap rrugën rifillimit të manifestimeve në të gjithë vendin për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. (UPDATE)
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij se Berisha po mban peng vendin.
“Berisha po mban peng kutitë e materialeve zgjedhore. Po mban peng gjykimin e popullit që e ka dënuar me votë. Po mban peng ekonominë e vendit dhe po rrit çmimin e energjisë. Shërbimi shëndetësor është pesë herë më i shtrenjtë, ndërsa Berisha flet për rritje pagash”, tha Rama.
“Shqiptarët duan një qeveri që vjen nga votat e ndershme. Berisha po pengon zhvillimin, opozita do të pengojë rrugën e tij”, theksoi kreu i PS-së.
Deputetja socialiste Valentina Leskaj theksoi se opozita kërkon “largimin e Berishës nga pushteti”.
Ndërsa kreu i PLD-së, Spartak Ngjela deklaroi se “Berisha po degradon vendin dhe po i mbyll rrugën integrimit”.
Top Channel