Ecclestone, rrihet dhe grabitet në Londër

26/11/2010 15:10

Bernie Ecclesttone ka qenë viktimë e një sulmi para dy ditësh në afërsi të banesës së tij në Londër.

Sipas Scotland Yard, rreth orës 22.30 katër persona kanë sulmuar dhe rrahur pronarin e Formula 1, kur ky po kthehej në shtëpi së bashku me të fejuarën braziliane Fabiana Flosi.

80-vjeçari Ecclestone është goditur me grushta dhe shkelma në sytë e shoqërueses së tij, të cilës i kanë marrë më pas të gjitha bizhuteritë, vlera e të cilave shkonte rreth 200 mijë sterlina.

Hetimet e policisë kanë nisur menjëherë, por deri tani nuk janë kapur agresorët.

Ecclestone është dërguar menjëherë në spital dhe pasi ka marrë mjekim në kokë, pas disa orëve ka dalë dhe ka vazhduar punën normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA