Britania e bllokuar nga bora dhe akulli
26/11/2010 18:25
Britania e Madhe është nën dëborë në nëntor për herë të parë në 17 vjet.
Pas rreshjeve të mëdha të borës në Skoci, Galles dhe në verilindje të vendit, akulli po drejtohet në rajonet jugore, me dëborën që pritet të bier nesër deri në afërsi të Londrës.
Shumë shkolla janë mbyllur dhe anuluar disa evente sportive, ndërsa rrugët dhe transporti publik po fillon të bjerë në kaos.
Në aeroportin e Newcastle mëngjesin e sotëm, një avion ka dalë nga pista e uljës duke shkaktuar plagosjen e disa pasagjerëve
Top Channel