Braçe thërret Berishën në interpelancë

26/11/2010 05:00

Pas përfundimit të votimit për projekt-buxhetin e vitit 2011, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Brace kërkoi interpelancë me kryeministrin Berisha.

Brace akuzoi qeverinë për monopolet e krijuara në ekonominë e vendit.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha deklaroi se nuk ekzistojnë monopolet në vend. Sipas tij në sektorin e telekomunikacionit, të naftës dhe të transportit ajror ekziston konkurenca. Ai renditi disa tendera publikë në disa fusha, ku sipas Berishës kishin marrë pjesë dhjetra kompani, edhe të huaja.

Ndërkohë, deputeti socialist, Namik Dokle akuzoi kryetaren Jozefina Topalli për moszbatim të rregullores përsa i përket interpelancës me kryeministrin. Dokle përmendi edhe raportin kritikues të KE-së ndaj kryetares së Kuvendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta