Bogdani: Ndaj Barit të mos pësojmë gol

26/11/2010 12:25

Në prag të ndeshjes ndaj Barit, sulmuesi shqiptar i Çezenës, Erjon Bogdani, është shprehur në konferencën për shtyp se duhet të shpresojnë, sepse po zhvillojnë ndeshje të mira.

“Na kanë munguar disa pikë, por tani duhet kemi mundësinë të shkojmë në Bari dhe të kërkojmë të luajmë mirë edhe larg ‘Manucit’. E rëndësishme është të mos pësojmë gola, pastaj një gol jemi në gjendje ta bëjmë në çdo moment. Jam një lojtar që luan shumë për të tjerët, jam i kënaqur për 4 golat e shënuar deri tani dhe shpresoj të vazhdoj në këtë drejtim. Skuadrën e shikoj shumë mirë. E përsëris, me pak më shumë fat do të kishim ndonjë pikë më shumë. Na mungojnë dy apo tre barazime, por pasi kemi mundur kryesuesin dhe vendin e dytë në klasifikim, besoj se ky është një sinonim i ekzistencës së skuadrës”, përfundon sulmuesi shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA