Arabi, superaksion kundër Al Kaedas

26/11/2010 22:55

Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite ndërmorën një super aksion ku në pranga përfunduan 149 militantë të Al Kaedas.

Lajmi njoftohet nga Ministri i Brendshëm i Mbretërisë Saudite, Mansour al-Turki i cili shtoi se të arrestuarit po përgatiteshin për të kryer sulme terroriste ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, forcave të sigurisë dhe punonjësve të medias.

“Synimi i tyre primar ishte përhapja e ideologjisë së urrejtjes duke quajtur të gjithë personat e tjerë të pafe, grumbullonin para për të financuar grupe të Al Kaedas, brenda dhe jashtë Mbretërisë dhe ndërmarrja e sulmeve terroriste për të përhapur pasiguri dhe kaos në vend”, deklaroi ministri al-Turki.

Top Channel