“Mrekullia”, Cana në fushë me Beshiktashin

26/11/2010 12:20

Në Turqi kanë nisur ta quajnë “mrekullia Cana”. Mesfushori shqiptar ka djegur të gjitha etapat e rikuperimit, pas dëmtimit të ligamenteve të kaviljes dhe tashmë është i gatshëm të rikthehet në fushat e lojës.

27-vjeçari, i cili u lëndua më 14 nëntor, në takimin e luajtur me Manisasporin, pritet që të luajë titullar në derbin e kësaj të diele, ku Gallatasarai do të presë në fushën e tij Beshiktashin. Fillimisht, stafi mjekësor parashikoi një pushim të paktën trejavor për Lorik Canën, pas dëmtimit që e privoi mesfushorin nga miqësorja e 17 nëntorit, që Shqipëria luajti në Korçë me Maqedoninë.

Gjithsesi, kuqeziu i çuditi të gjithë, duke u paraqitur në fushat stërvitore vetëm pas 10 ditëve. Me formën që ka treguar së fundmi, ai ka konfirmuar se është i gatshëm për të qenë në formacionin titullar kundër Beshiktashit. Një lajm që është pritur mjaft mirë nga trajneri George Haxhi: “Loriku është gati dhe mund të luajë prej minutës së parë në derbi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA