Ulet taksa e fishekzjarreve

25/11/2010 15:00

Fishekzjarret kanë qenë gjithnjë një element i pandarë i festave të fundvitit, pasi ngjyrat dhe shpërthimet dekorative janë pjesë e rëndësishme e atmosferës festive.

Por e gjithe kjo mbetet e bukur nese fishekzjarret perdoren ne forme te kontrolluara. Ne projektligjin e fundit te Ministrise se Financave eshte parashikuar qe taksa per fishekzjarre te pergjysmohet.

Nga 12 do te behet 6-te nje takse qe mund te favorizoje ndjeshem deshiren e tregtareve per te fituar sa me shume para ne kete fundvit. Por vec uljes se cmimit qeveria ka miratuar se fundmi nje vendim ku ndalohet importi i shashkave dhe lejohet importi i fishekzjarreve, i cili mund te perdoret nga cdo individ.

Shqiperia vetem javen e fundit te vititte shkuar ka konsumuar rreth 800 tone fishekzjarre. Kete vit, pritet qe te rritet edhe me tej importi i fishekzjrreve ne vend, te cilat perdoren nga te gjitha llojet e moshave. Por sa te rrezikshme jane fishekzjarret, dhe cfare shkaktojne ato ne shendetin e qytetareve. Vitin e kaluar disa persona pesuan, djegie, probleme me shikimin dhe degjimin.Dhe ndotja akustike eshte ajo qe prej pjesen me te madhe te qytetareve.

Sipas studimi te vitit te kaluar te Institutit te Shendetit Publik te kryer ne fundvit, zhurmat e krijuara nga fishekzjarret ishin 2 deri ne 3 here me te larta se normat e lejuara nga OBSH, cka shkakton probleme ne degjimin, por edhe gjendjen emocionale te shume njerezve.

Top Channel