Spahiu: Asnjë promovim, pa sistem vlerësimi
25/11/2010 09:55
Zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe ekspertë të KE-së kanë zhvilluar paraditen e sotme një vizitë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
“Do të rinovojmë drejtimin e 10 gjykatave. Do të ketë një vlerësim të punës dy vjeçare të kandidatëve. Nuk do të ketë asnjë promovim pa sistem vleresimi dhe do të ketë ndëshkim ndaj atyre që e pengojnë këtë proçes”, është shprehur Spahiu.
Nënkryetari gjithashtu prezantoi kryetaren e komanduar të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Etleva Doda.
Ajo zëvendësoi Dritan Hallunajt, pas emërimit të tij në KLD.
Top Channel