Soza humbet ndjenjat në fushë

25/11/2010 20:20

Futbollisti i Skënderbeut, Soza humbi ndjenjat rreth 30 minuta gjatë ndeshjes së Kupës mes vendasve dhe Teutës.

Një përplasje mes shokun e tij të skuadrës Joliç e ka rrëzuar argjentinasin në tokë, duke kërkuar ndihmën e shpejtë.

Futbollisti Soza është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku i është nënshtruar analizave të detajuara.

Burime të Top Channel bëjnë të ditur se analizat nuk kanë nxjerrë asnjë anomali dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Gjithsesi drejtuesit e spitalit të Korçës kanë vendosur ta dërgojnë Sozën në spitalin e Tiranës për t’iu nënshtruar disa analizave më të specializuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA