Seuli lajmëron shtimin e kontigjentit

25/11/2010 08:55

Koreja e Jugut do të përforcojë kontigjentin ushtarak në pesë ishujt e saj në Detin e Verdhë, pas bombardimit të së martës në zonë nga ana e Penianit.

Ndërkohë Koreja e Veriut ka lajmëruar se “është gati për sulme të reja, nëse nga Jugu do të vinin provokime të tjera ushtarake”.

Ajo ka akuzuar SHBA-të se janë përgjegjës për shkëmbimin e goditjeve të artilierisë të së martës së shkuar mes dy Koreve, duke shkaktuar vdekjen e katër koreanojugorëve.

Top Channel