Seul, jep dorëheqjen ministri mbrojtjes

25/11/2010 14:00

Ka dhënë dorëheqjen ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Tae-young.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të “Shtëpisë blu”, selia presidenciale e republikës koreanojugore, sipas së cilës, presidenti Lee Myung-bak ka pranuar menjëherë largimin.

Ministri është kritikuar shumë për vonesën dhe papërshtatshmërinë e përgjigjes ushtarake ndaj sulmit të befasishëm të dy ditëve më parë nga ana e Koresë së Veriut ndaj ishullit të Yeonpyeong.

Top Channel