Ruci: Berisha ka marrë peng integrimin

25/11/2010 11:25

Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka marrë peng integrimin, qeverisjen, parlamentin, institucionet dhe administratën e vendit.

Duke folur në sallën e kuvendit, Ruci theksoi se kryeministri Berisha nuk bëri paraqitje të buxhetit, por volli vrer për opozitën dhe kryetarin e saj, Edi Rama.

“Qytetarët duan të mësojnë për të ardhmen e tyre, për varfërinë, për përmirësimin e sistemit shëndetësor, por në fakt në cdo mbledhje qeverie, grupi parlamentar apo seance parlamentare kryeministri përqendrohet vetëm te opozita. Berisha po kërkon të marrë peng opozitën dhe liderin e PS, që duket se i është kthyer në obsesion. Herët a vonë kryeministri do të bjerë nga pushteti dhe në vend të tij do të vijë Edi Rama, por Berisha nuk duhet ta përjetojë kaq keq”, tha Ruci.

Sipas tij, kryeministri mashtron kur flet për rritje ekonomike, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare thonë se Shqipëria ka mjaft probleme duke na sjellë një realitet tjetër dhe duke na lënë në vendet e fundit në Evropë.

Top Channel