Rio, policia hyn me autoblinda në lagjet e varfera

25/11/2010 16:25

Policia në qytetin brazilian të Rio de Zhaneiros ka zbarkuar me autoblinda të shumta në hyrje të lagjeve të varfëra, në kuadër të një operacioni masiv për frenimin e valës së dhunës.

Mëngjesin e sotëm gjashtë automjete policore zunë vend tek Vila Kruzeiro, e njohur ndryshe si qyteza e barrakave, në veri të qytetit.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, përleshjet e armatosura, të cilat kanë nisur në fundjavë, kanë shkaktuar deri më sot mbi 20 të vdekur.

Grupet e narkotrafikut u kanë vënë flakën automjeteve dhe kanë qëlluar me armë zjarri, në tentativë për të penguar operacionet e policisë.

Forcat e rendit po përpiqen të vënë nën kontroll lagjet e varfëra, të njohura ndryshe si favelas, me qëllim garantimin e sigurisë për lojrat e ardhshme olimpike.

“Ka grupe kriminale që janë instaluar këtu prej 30 vjetësh dhe tani nuk duan të dorëzohen. Por as ne nuk do të dorëzohemi. Kushdo që do na dalë para do të asgjesohet”, ka deklaruar Jose Beltrame, shef i policisë së Rios.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA