Rama: Zgjedhjet të plotësojnë kushtet

25/11/2010 23:50

Në vijim të fjalës së tij në Top Story, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe lideri i opozitës, Edi Rama u shpreh se pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin zgjedhor nuk është një çështje që duhet të shtrohet.

Ai tha se opozita nuk do të realizojë ëndrrën e mazhorancës duke mos marrë pjesë në zgjedhje, por tha se nuk mund të ketë zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet për mbarëvajtjen e tyre.

“Pjesemarrja në zgjedhje nuk është çështje që shtrohet sepse ne ëndrrën e Saliut, Ilirit e Fatosit nuk do ta bëjmë, por nuk mund të ketë zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet, kushte që përcaktojnë qartë modalitetet e njerëzve. Kryetari i LQZ-së në vend që të bëjë bufonin e oborrit të pushtetit duhet t’i kishte diskutuar e shtruar këto probleme dhe jo të deklarojë se nuk ka fonde për të mbajtur kutitë dhe do t’i djegë”, tha Rama.

Rama la të kuptohej se kandidati i opozitës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës nuk është vendosur ende. Ai as nuk pohoi dhe as nuk mohoi rikandidimin e tij, duke u mjafuar me përgjigjen se opozita do të vendosë njeriun e duhur për të qeverisur Tiranën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta