
Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, Admirali Samuel J. Locklear III, tha se në dy muajt e parë si komandant është i impresionuar me përparimet që po arrihen në Kosovë.
Sipas RTK-së, këto komente admirali i bëri pas takimit me ushtruesin e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
“Në rolin tonë si NATO, përmes KFOR-it, ne do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt. Siç diskutuam, vendimi i kohëve të fundit i Këshillit të Atlantikut Verior për zvogëlimin e prezencës së KFOR-it nga më pak se 10 mijë trupa sa janë, në 5500 gjatë muajve në vijim është rezultat i natyrshëm dhe shenjë e mirë e përparimit të dukshëm që është arritur në Kosovë”, tha Admirali Locklear, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler.
Top Channel