Montezemolo: Ferrari, e përqëndruar për 2011

25/11/2010 16:50

Pasi humbi në garën e fundit titullin botëror për pilotë në Formula 1, Ferrari është e përqëndruar në sezonin e ardhshëm.

“Tek Ferrari jemi të përqendruar për makinën e sezonit të ardhshëm. Mjaft folëm për atë që ndodhi. Gjatë gjithë këtyre viteve kemi fituar shumë dhe këmi humbur pak të gjithë bashkë”, deklaroi presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo.

“Gjithsesi, personalisht mërzitem gjithmonë kur humbasim kampionatin në garën e fundit. Më ka ndodhur me pilotë si Regazzoni, Schumacher dhe Massa”, vazhdoi më tej Montezemolo.

“E rëndësishme është që ishim protagonistë të kampionatit dhe vitin tjetër të jemi fitues”, përfundoi Montezemolo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB