
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se Partia Socilaiste duhet të zyrtarizojë në Parlament propozimin për zgjidhjen e krizës politike për shkak të hetimit të zgjedhjeve.
“Natyrisht ne kërkojmë që përvec ftesave mediatike, lidershipi aktual të hedhë hapa institucionalë dhe të tregojë përgjegjshmëri për të evituar këtë situatë të pakuptimtë ku ndodhet opozita jonë”, ka deklaruar Meta.
Zoti Meta bëri një deklaratë edhe për akzuat e fundit të opiztës ndaj tij.
“Kjo nuk është e rastësishme pasi LSI vjen duke rritur prezencën dhe rolin e saj si faktor stabilizues e konstruktiv për institucionet dhe politikën shqiptare. Keni dëgjuar sulmet dhe shpifjet ndaj meje për pasuritë e mia, kjo nuk është dicka e re. Unë iu lutem atyre që cdo fakt që kanë për cdo milimetër të shkeljes së ligjit nga ana ime ta cojnë në prokurori, ILDKP, apo ku të duan”, ka pohuar Meta.
Këto deklarata zoti Meta i bëri përpara fillimt të mbledhjes së kryesisë që pritet të marrë disa vendime rreth organzimit të LSI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Top Channel