Makelele, “lamtumirë” futbollit

25/11/2010 15:45

Claude Makelele do të “varë këpucët në gozhdë” në fund të këtij sezoni.

Mesfushori francez i PSG ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në futbollin profesionist.

38-vjeçari, ish-futbollisti i Real Madrid dhe Chelsea, ka luajtur në tre sezonet e fundit në Francë me ekipin kryeqytetas PSG.

“Me Parisin firmosa vetëm për një sezon dhe ky është i treti. E kam kaluar kufirin”, deklaroi Makelele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA