Lushnjë, aksidentohet furgoni me pasagjerë

25/11/2010 10:25

Aksident rrugor në segmentin Lushnjë-Rrogozhinë, me pasojë plagosjen e 6 personave.

Ngjarja ndodhi kur një furgon pasagjerësh me targë LU 20 65C u përplas me një automjet tip benz me targa TR7465 G.

Të lënduarit janë të gjithë pasagjerë të furgonit, ndërsa drejtuesi i këtij mjeti është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel