Irlanda, euro “rrëshqet” kundrejt dollarit

25/11/2010 16:05

Kreu i fondit të BE për ndihmat financiare ka përgënjeshtruar mundësinë e shpërbërjes së eurozonës, që përbëhet nga 16 shtete.

Klaus Regling, drejtues i Fondit Evropian për Stabilitetin Financiar, ka deklaruar se është e papërfytyrueshme që euro të dështojë.

Kanë qenë të shumta spekulimet se disa vende mund të detyrohen të heqin dorë nga euro për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë Irlandën.

Faktikisht, monedha e përbashkët evropiane ka rënë këtë javë me më shumë se tre cent kundrejt dollarit, pikërisht për shkak të problemeve në Republikë.

Por zoti Regling ka theksuar për gazetën gjermane “Bild”, se shanset që euro të falimentojë janë zero.

“Asnjë vend nuk dëshiron të heqë dorë nga euro. Për vendet e varfëra kjo do të ishte një vetëvrasje, ashtu si dhe për të zhvilluarat”, ka deklaruar Regling.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA