Irak, Al Maliki merr detyrën për qeverinë e re

25/11/2010 16:35

Presidenti iraken Jalal Talabani i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit Nouri al Maliki që të formojë qeverinë e re.

Lëvizja në fjalë i jep zotit Maliki 30 ditë për të negociuar me fraksionet e tjera politike për postet e ministrave, me dhe pa portofol.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve irakenë që të kthejnë një faqe të re dhe t’i harrojnë dallimet mes tyre.

Njoftimi i sotëm është pjesë e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit, me qëllim zhbllokimin e ngërcit më të gjatë politikë në botë, që nisi menjëherë pas zgjedhjeve të marsit.

“Unë të ngarkoj ty, Nouri al Maliki, me detyrën e formimit të qeverisë së re, e cila shpresoj që do të jetë me të vërtetë një qeveri koalicioni, që nuk do të lërë jashtë asnjë fraksion”, deklaroi Talabani gjatë ceremonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA