Champions League/ Real Madrid ‘luan tenis’ me Monacon, PSG bie në Lisbonë ndaj Sporting
Pas kualifikimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, Milani mund të përqendrohet tani tek kamionati.
Mesfushori kuqezi, Gennaro Gattuso, paralajmëron: “Tani vjen e vështira. Të gjithë kundërshtarët tanë do të kenë më shumë motivim ndaj nesh sepse jemi kryesuesit e kampionatit. Cdo ekip që do të përballet me Milanin do të japë 100% dhe marrja e trepikëshit do të jetë gjithmonë e më e vështirë.”
Përsa i përket sezonit të tij, Gattuso shtoi: “Këtë vit gjërat po shkojnë më mirë se në sezonin e kaluar dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Pas dëmtimit (dhjetor 2008) e dija se gjërat do të ishin të vështira, por nuk e mendoja se dëmtimi i gjurit do më jepte kaq shumë probleme. Por, falë Zotit, tani gjithçka shkon shumë mirë.”
Top Channel