Everares: Kosova, gati për regjistrimin e popullsisë
25/11/2010 12:45
Drejtori i EUROSTAT-it, Peter Everares deklaron se Kosova është e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë.
Deklaratën, sipas RTK-së, Everares e dha në Prishtinë, ku edhe po qëndron për një vizitë.Ndërkohë ministrja në dorëheqje e Administratës Publike, Edita Tahiri, tha se nuk ka asnjë vakum institucional që do të pengonte fillimin e këtij procesi.
Kosova është në fazën e përgatitjeve për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të fillojë nga 1 prilli deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.
Top Channel